75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 12 Maj 2022 / AR

E jashtëzakonshme/ Pasagjeri zbarkon aeroplanin, pasi piloti sëmuret

Në Florida po kërkohet për një pasagjer misterioz, i cili uli avionin pasi piloti u sëmur.

Zëri i burrit të paidentifikuar u dëgjua në regjistrimet e fluturimeve publike duke i thënë kullës së aeroportit se ai “nuk kishte asnjë ide se si ta ndalonte aeroplanin”.

Një kontrollues i trafikut ajror që mëson pilotët e rinj e udhëzoi atë deri në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach, mesditën e së martës, raporton BBC.

Të dy u takuan në pistë e u përqafuan, por thuhet se nuk shkëmbyen emra./Indeksonline/