E ka mposhtur çdo kundërshtar, Maldini eliminon edhe koronavirusin

Mediat italiane raportojnë se Paolo Maldini e ka fituar luftën me koronavirusin.
Maldini dhe djali i tij Daniele u diagnostifikuan me COVID-19 muajin e kaluar, shkruan Indeksonline.
I biri e mposhti virusin disa ditë më parë, ndërsa sot ka ardhur një tjetër lajm i mirë nga familja Maldini. Edhe Paolo është shëruar nga koronavirusi.
Maldini është për momentin drejtor teknik te Milani, mirëpo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro në fund të sezonit.
Italiani e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, ku së bashku me Ronaldon e mbajnë këtë rekord. /IndeksOnline/