75 Mall Live Search
21:11 / E Shtunë, 19 Prill 2025 / G T

E ka në qejf golin, talenti i Llapit Erdi Reçica po shkëlqen me grupmoshat

Kosova po zhvillon talent të mëdhenj të futbollit. Rritja e kushteve, po bën që lojtarët e rinj të dalin në pah.

Një super talent që po shkëlqen në futbollin kosovar. Erdi Reçica, 16 vjeçari i Llapit me 35 gola e 11 asistime në dy edicionet e fundit, po del të jetë një nga sulmuesit më premtues të kohëve të fundit, shkruan Indeksonline

Edicionin e kaluar, Erdi shënoi 22 gola dhe bëri pesë asistime.

Kurse gjatë këtij sezoni. Erdi ka shënuar 13 gola deri tani dhe ka bërë gjashtë asistime.