75 Mall Live Search
08:49 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

E ka seriozisht ky? De Paul: Më vështirë është një MLS, sesa një Champions League!

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Rodrigo de Paul, ka dhënë një deklaratë interesante, ku krahason ligën MLS me kompeticionin më të madh të futbollit në Europë, UEFA Champions League.

Mesfushori i Inter Miamit thotë se më lehtë është të fitosh një Champions, sesa një MLS, shkruan Indeksonline

“Unë mendoj se më vështirë është të fitosh titullin në MLS, sesa titullin në UEFA Champions League”, u shpreh De Paul

Kujtojmë se De Paul, gjatë kohës sa ka luajtur në Europë nuk ka arritur asnjëherë të fitoj një Ligë të Kampionëve./Indeksonline/