18:04 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

E ka të dashurin 20 vjet më të madh, ja në çfarë halli ka rënë kjo vajzë!

Rrëfimi i vajzës:

Ndoshta i ka fajet dallimi i madh në moshë, meqë ai është 40 vjeçar, kurse unë 22. U takuam sepse ai ishte konsumator i rregullt në vendin ku unë jam menaxhere.

Ai më trajtonte si një princeshë. Filluam të bashkëjetonim pas 3 muajsh lidhje dhe seksi ishte perfekt, transmeton Indeksonline. Por, tash pas 6 muajve, duket sikur kemi humbur rrugën.

Një ditë në vendin e punës erdhi një djalë dhe solli rrobat e tij për t`i larë. Ai më tregoi se po hapte një lokal dhe më la vizitkartën e tij që ta thërras nëse duhet ta rëzervoj vendin ndonjëherë. Një ditë më ftoi vëllau për darkë dhe shfrytëzova mundësinë të dalim tek ky lokali. Aty nuk munda t`i shqisja sytë nga menaxheri, por edhe ai më shikonte pa ndalë, transmeton Indeksonline.

Të nesërmen ai më thirri dhe më ftoi për të dalë. I dashuri im po shkonte në një konferencë në lidhje me sigurimet, kështu që unë ia pranova ftesën.
Ai është 26 vjeçar dhe gjatë darkës flirtoi vazhdimisht me mua. E ftova në banesë për një pije. Ai më puthi teksa ishim akoma jashtë. E di se duhej ta refuzoja por prekja e tij më drithëroi. Ne bëmë seks …

Ai e ka përmendur që të takohemi sërisht por nuk ka sugjeruar ndonjë datë dhe unë nuk e di ku po qëndroj. Ndërkohë që i dashuri im është shumë i mirë kur shkon në punë, por jo edhe në shtëpi. Krejt çka bëjmë është të shohim TV dhe kjo më bën të ndjehem më e vjetër se që jam, transmeton Indeksonline.
Dua të ndjehem e gjallë përsëri – ashtu siç më ka bërë të ndjehem ky djali i ri. Më lëshojnë këmbët kur ai hynë në dyqan. Çka duhet të bëjë?

Përgjigja e psikologes:

Ti me të dashurin tëndë është e qartë se keni diferencë në moshë. Për të sigurisht se do të jetë goxha mirë të shikojë televizion pas një dite të gjatë në punë, përkundër teje që e ke punën më të lehtë.

Duket se ky djaloshi që ke njoftuar nuk të ofron asgjë më shumë sesa seks aty për aty. Krejt çka ai po bën, është që po ta vështirëson lidhjen tënde./Indeksonline/