10:52 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E ka zanat këtë punë, Besart Berisha “baba” i golit në Australi

Besart Berisha nuk ka të ndalur duke shënuar gola në ligën e Australisë.

Ekipi i tij, Western United është duke e mposhtur ekipin Brisbane Roar me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 10-të në A-League të Australisë, shkruan Indeksonline.

34 vjeçari Berisha realizoi golin e dytë në momentet e fundit të pjesës së parë. Calver depërtoi bukur në krahun e djathtë, ndërsa Berisha u tregua “vrastar” para portës duke mos gabuar aspak dhe duke ia dhënë qetësinë ekipit të tij para pushimit mes dy pjesëve.

Në tetë paraqitje këtë sezon, Besart Berisha ka shënuar 4 gola/Indeksonline/

View this post on Instagram

Right wing-back Calver ??? #WUFC

A post shared by Western United FC (@westernutdfc) on