75 Mall Live Search
20:28 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / G T

“E kam ëndrruar një fitore ndaj Spanjës”, Adil Maliqi flet pas triumfit me Kosovën U19

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në gurpmoshat e reja U19, Adil Maliqi ka folur pas ndeshjes me Spanjën U19 ku skuadra e tij fitoi 4:3.

Maliqi thotë se e ka ëndrruar një fitore të tillë, shkruan Indeksonline

“Kur kam fillu si selektor i Kosovës U19, ja kam thënë ekipit se dua ta mposht Spanjën. Sot m’u plotësua dëshira. Faleminderit Zot. Faleminderit Dardani për këto ndjenja”, ka shkruar Adil Maliqi.

Kujtojmë që ndeshjen e ardhshme, Kosova U19 e zhvillon të martën nga ora 12:00 kundër Ishujve Faroe./Indeksonline/