75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / AR

E kanë mbiemrin e njëjtë, Arbana e Vjosa janë kushërira?

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me një imazh të publikuar në Instagram, moderatorja u shpreh se është kënaqësi e veçantë të jetë në ditën ndërkombëtare të gruas me njërën nga gratë që e vlerëson më shumë, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu theksoi se nuk janë kushërira, pasi mbajnë të njëjtin mbiemër.

Postimi i plotë:

“Kënaqësi e veçantë të jem në Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një nga gratë shqiptare që vlerësoj më shumë ngahera (dhe jo, nuk jemi kusherira:)”./Indeksonline/