75 Mall Live Search
11:19 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

E kanosi dhe i ekspozoi armën, arrestohet një i dyshuar

Një qytetar në Pejë ka raportuar se është kanosur nga një person i dyshuar, i cili gjithashtu i kishte ekspozuar një armë.

Është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit dhe është gjetur e konfiskuar një armë pistoletë dhe 50 fishekë të kal. 9x19mm, transmeton Indeksonline.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ai është liruar me procedurë të rregullt./Indeksonline/