E kanosi fqinjin pas një mosmarrëveshjeje, të dyshuarit në Prizren i konfiskohen tri armë
Policia ka njoftuar se dje në Prizren ka pasur një mosmarrëveshjeje mes dy personave dhe njëri prej tyre e ka marrë armën dhe e ka kanosur personin tjetër, fqinj.
Në shtëpinë e tij janë sekuestruar:
-Një revole me dy karikatorë me 30 fishekë,
-Një pushkë gjuetie pa fishekë dhe
-Një pushkë luftarake me një karikator pa fishekë.
I dyshuari është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore.
“Kundër tij ka filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “ Kanosje”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre”.

