75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / FR

E kanosi nëpërmjet telefonit ish-të dashurën, arrestohet një burrë në Leposaviq

Është arrestuar të mërkurën një burrë në Leposaviq, nën dyshimin se e ka kanosur nëpërmjet telefonit ish-të dashurën e tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Leposaviq 06.11.2024-13:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se kishte kanosur nëpërmjet telefonit viktimën femër kosovare, ish-të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.