75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / L K

E kanosi vëllain se do ta vriste, arrestohet nga policia më pas dërgohet për në psikiatri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar një person, pasi kishte kanosur vëllain e tij se do ta vrasë.

I njëjti është dërguar në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje të policisë, pas gjendjes së rendë shëndetësore.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”, transmeton IndeksOnline.

“Më 13.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.