09:34 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / MSH

E kanoste një vajzë përmes rrjetit social, arrestohet suharekasi

Një qytetar nga Suhareka ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë kanosur viktimën, femër kosovare përmes një rrjeti social.

Rastin e ka bërë të ditur policia.

Sipas tyre, rasti në fjalë ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

“Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është inicuar si “Kanosje”.