75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 13 Mars 2025 / k.v

E kap policia në flagrancë duke hedhur drogën nga dritarja

Njësitet policore në Fushë Kosovë kanë arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike mbrëmjen e 12 marsit 2025, rreth orës 20:30, transmeton IndeksOnline. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, sapo ka vërejtur patrullën policore, ka hedhur nga dritarja e veturës një qese me substancë narkotike, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë 8.5 gramë marihuanë. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 39.8 gramë marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/