15:07 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E kapi topin me dorë gjatë ndeshjes në Evropa Ligë, s’ndëshkohet fare bashkëlojtari i Vojvodës

Barazimi i Arsenalit me ekipin belg Standard Lege 2:2 bëri që “Topçinjtë” të kalojnë më tej në fazën e nokautit direkt në Evropa Ligë.

Për një pikë ekipi i Mërgim Vojvodës nuk e arriti kualifikimin më tej, megjithatë një lojtar i tyre arriti të linte gjurmë në një formë tjetër, transmeton Indeksonline.

Një pasim i gjatë nga një futbollist bëri që M’poku të mos arrinte topin dhe t’i zgjaste duart për ta “përqafuar” atë.

E ndonëse ishte veprim i palejueshëm dhe mjaft i çuditshëm, M’Poku shpëtoi pa u ndëshkuar nga gjyqtari i takimit./Indeksonline/