75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / G T

E kemi bërë nervoz edhe Ceferinin, presidenti i UEFA-s i pranishëm në stadiumin e Lubljanës

Kombëtarja e Kosovës është duke fituar 0:1 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Në tribunat e stadiumit të Lubljanës është edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, shkruan Indeksonline

Ceferin duket nervoz, pasi shteti i tij po pëson humbje nga “Dardanët”.

Kujtojmë që golin për 0:1 në pjesën e parë e shënoi sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani në minutën e 6’të./Indeksonline/