75 Mall Live Search
20:52 / E Shtunë, 18 Maj 2024 / G T

“E kemi kontaktuar”, Jose Mourinho mund të bëhet trajner i Rashicës dhe Muçit?

Jose Mourinho është papunë qysh prej shkarkimit nga Roma gjatë këtij sezoni për shkak të rezultateve të dobëta të treguara me ekipin italian.

Por, e ardhmja e trajnerit portugez shumë lehtë mund të jetë Turqia, shkruan Indeksonline

Drejtori ekzekutiv i Besiktasit, Huseyin Yucel dha shpresë gjatë një interviste sot se Mourinho mund të bëhet trajner i klubit turk.

“Kemi kontaktuar me Jose Mourinhon para një muaji. Ai ishte pozitiv me ofertën. Situata do të bëhet e qartë gjatë javës së ardhshme”, tha Yucel.

Kujtojmë që te Besiktasi momentalisht luajnë dy lojtarë shqiptarë, Milot Rashica dhe Ernest Muçi./Indeksonline/