75 Mall Live Search
22:55 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / FR

‘E kemi lënë të hapur lidhjen…’ – Ishi i Anës paraqitet në Big Brother!

Ozi ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte, kjo e fundit në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai thotë se kanë qenë të lidhur para se Ana të bëhej pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.

“Së pari kemi qenë në fillimin e lidhjes dhe kemi lënë gjithçka hapur deri ajo kur del nga Big Brother. Në fillimet e lojës dhe gjestet e pahijshme të cilat nuk më kanë pëlqyer e kam parë veten për me u largu nga kjo punë”, u shpreh Ozi.

“Në momentin kur ka dalë nga Big Brother ka filluar të merret me mua. Kjo është e vërteta, dhe qëllimi i im nuk ka qenë të përzihem në jetën e saj private”.

Ndërsa, në rrjete sociale ka qarkulluar një video e Anës dhe Ozit, ku dyshja shihet së bashku në veturë.