E keni harruar ish partnerin nëse i keni këto shenja!
Te gjithë e dimë se ndarjet mund të jenë të dhimbshme. Të gjithëve ju duhet kohë për të harruar, falur dhe më në fund të shkoj përpara.
Këto faza siç u cek edhe më lartë janë të dhimbshme dhe emocionale. Megjithatë, ndjenja e lirisë nuk mundet të përshkruhet me fjalë kur ju më në fund keni gjetur paqe rreth të kaluarës.
Nëse jeni duke e pyetur vetën se si t’i gjeni shenjat se më nuk keni ndjenja dhe se jeni gat për të vazhduar përpara, atëherë këtu mund t’i gjeni disa prej tyre.
Më nuk e keni nevojën të flisni me ta
Ju tashmë nuk do të qëndroni gjatë tërë kohës në telefon dhe të jini në kontakt me ta. Ju më nuk e ndjeni nevojën për t’i telefonuar apo edhe për t’i shkruar ndonjë mesazh.
Nuk ju intereson nëse ka filluar të dalë me të tjera
Nëse ish partneri juaj është duke u takuar apo në lidhje me dikë tjetër kjo gjë më nuk ju shqetëson.
Jeni të lumtur me statusin e beqares/beqarit
Të jeni beqar më nuk ju frikëson. Ju e shijoni kompaninë e të tjerve dhe vetës të cilët i konsideroni mbështetës.
Nuk i kujtoni datat dhe rastet e veçanta me ish personin
Koha shëron gjithçka dhe kujtimet shuhet. Tani ju nuk kujtoni ato datat dhe takimet që i keni pasur.
Nuk i krahasoni të tjerët më ishin tuaj
Kurdo që shkoni në takim me dikë tjetër, ju nuk e krahasoni atë me ishin tuaj.
Mbi të gjitha, pothuajse ne të gjithë kemi kaluar në ndarje, por i kemi përjetuar edhe kthimet e ish partnerit apo partneres të cilët janë munduar të kthehen apo të flirtojnë me ju. Nëse keni arritur të i thoni jo, atëherë urime, ju jeni gati të vazhdoni jetën tuaj pa menduar për ta.
Dhe më e rëndësishmja, është se ju tashmë keni mësuar nga gabimet e lidhjes së kaluar dhe nuk e luani rolin e viktimës. Ju tani e dini se çfarë do kërkoni tek një person tjetër dhe se cilat gjëra nuk mund t’i toleroni tek një person tjetër.