75 Mall Live Search
21:21 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / MSH

E keni parë këtë pajisje në Suharekë? Muharremaj tregon multi-funksionet e saj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në zemër të qytetit.

Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin, tabletin apo biçikletën elektrike, ofron ndriçim, kamera sigurie dhe ekran me informata të rëndësishme.

Më e rëndësishmja e kësaj pajisjeje është se për vete karikohet duke përdorur energji diellore, 100% ekonomike.

“Qëndro i lidhur, qëndro i informuar, dhe mbi të gjitha, qëndro krenar që je pjesë e një qyteti që po ecën me hapin e kohës.

Teknologjia është mjeti, rinia është forca!” shkroi Muharremaj.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

A e ke vërejtë këtë pajisje n’qytet?

Është teknologji reale, e vendosur në zemër t’qytetit.

Çka ofron ky stacion i mençur?

WiFi FALAS – Rri Online pa shpenzu internetin tënd

Karikim për telefon, tablet, apo edhe biçikletën elektrike

Ndriçim modern për siguri dhe stil

Kamera për siguri 24/7

Ekran për informata të rëndësishme

Dhe më e mira… përdor energji diellore – 100% eko!

Qëndro i lidhur, qëndro i informuar, dhe mbi të gjitha, qëndro krenar që je pjesë e një qyteti që po ecën me hapin e kohës.

Teknologjia është mjeti, rinia është forca!

Gjeje një nga këto pika në qendër të qytetit.

Relaksohu dhe lidhu me të ardhmen.