“E keni suksesin falë mafias”, Bebe Rexha revoltohet ndaj akuzave për suksesin e artisteve shqiptare

Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max janë këngëtare që kanë arritur famë botërore dhe sukseset e tyre po shtohen çdo ditë.
Duke qenë në vëmendje të publikut ato shpesh edhe akuzohen për mënyrën se si e kanë arritur suksesin ndërkombëtarë, e njëjtë ka vepruar edhe një ndjekës në rrjetin sociale Twitter, Bethany Joan, që në një status të bërë në këtë rrjet social, ka akuzuar vajzat shqiptare se kanë paguar shuma të majme parash për t’u bërë pjesë e top-listave muzikore dhe për të depërtuar në tregun e muzikës botërore.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këta artistë përfshijnë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, dhe Rita Ora. Shuma të mëdha parash për t’i bërë ato gjëra të ndodhin. Pse?”, ka shkruar në Twitter ajo.
Më vonë i njëjti profil ka postuar një fotografi të përbashkët të katër vajzave artiste dhe një tjetër të dy djemve me maskë me simbolet kombëtare, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.

E para që ka reaguar për këtë është Bebe Rexha, e cila iu ka kundërpërgjigjur me një status në pot ë njëjtin rrjet social.
“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, i është përgjigjur Bebe Rexhës.
Ndërsa artistet tjera si Rita, Dua dhe Ava Max nuk kanë reaguar ende lidhur me këtë. /Indeksonline/
Honestly this is so dumb. Also if you got the “mafia number” that you say made us famous will you send it to me? I have a new single coming out soon. Maybe they can help out and “buy me a hit” like you claim. Lol. Don’t take away what Albanian FEMALES have worked hard for. https://t.co/CLzvMqFHZA
— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 26, 2020