75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / LB

E keqtrajtoi bashkëshortin e saj, arrestohet gjakovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër kosovare në Gjakovë nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshortin e saj.

Policia njofton se prokurori i shtetit ka rekomanduar që e dyshuara pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

 Gjakovë, 13.07.2022 – 22:00. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshortin e saj, viktimën mashkull  kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.