75 Mall Live Search
09:01 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

E kërcënoi përmes rrjeteve sociale, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti kishte kërcënuar përmes rrjeteve socialenjë femër.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si ‘Kanosje, Ngacmim’.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.