10:17 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

E kërcënon përmes telefonit, arrestohet nga Policia në Pejë

Policia në Pejë ka njoftuar se një person është kanosur përmes telefonit nga një person i dyshuar.

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë në vazhdën e hetimeve intensive, është arritur që të identifikohet dhe është arrestuar i dyshuari A. P. (1983).                        

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, prokurori i shtetit urdhëron masën e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.  

Hetuesit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre penale.