75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

E kërkoi Arsenali dhe Chelsea, Seri shkon në Fulham (Foto)

Jean Michel-Seri është afër marrëveshjes me klubin e Premierligës, Fulham.

I shumë kërkuari nga klubet gjigante ka arritur marrëveshje me skuadërn angleze, transmeton IndeksOnline.

Madje si shkruajnë mediat në Britani, mesfushori i Nices tashmë ka arritur marrëveshje dhe klubi francez do t’i përfitojë plotë 25 milionë funta.

Seri u kërkua shumë nga Chelsea, por për shkak se kishte marrëveshje me Fulhamin para disa muajve, tani ai do të jetë pjesë e tyre.

Seri bëri afro 110 paraqitje me klubin e Nices, duke shënuar 11 gola./IndeksOnline/