75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

E kërkoi gjatë gjithë verës, objektivi i Mourinhos nënshkruan kontratë të re

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare me ”Dhelprat”.

25-vjeçari ishte njëri prej futbollistëve krucial të Anglisë që u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Rusi.

Qendër-mbrojtësi ishte i lidhur me një kalim në Manchester United, por ish-kampioni i Premier Leagues i rezistoi çdo oferte nga ”Djajtë e Kuq”.

”Që prej ardhjes sime këtu, unë gjithnjë e kam vërejtur se sa i mirë ka qenë klubi ndaj meje”, tha Maguire, transmeton IndeksOnline.

Maguire ka luajtur në çdo minutë për Leicesterin sezonin e kaluar pas transferimit nga Hull City për 17 milionë funte në qershor të vitit 2017.

Ai gjithashtu ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Leicesterit në katër ndeshjet e para të këtij sezoni, teksa ka shënuar edhe golin e fitores, 2-1 në Southampton.

”Leicesteri më ka dhënë shansin të luaj në Premier League dhe ata krijuan një platformë të mrekullueshme për mua që të luaj në Kampionatin Botëror”.

”I kam shumë borxh klubit dhe jam tani i fokusuar në ndeshjet e ardhshme”, shtoi mbrojtësi anglez./IndeksOnline/