E kërkoi Real, Barca u detyrua t’i bëj kontratë talentit të saj (Video)
Barcelona e ka arritur marrëveshjen për kontratën e re me talentin e saj, Abel Ruiz.
Talenti katalonas së fundi ishte nën vëzhgimin e Real Madridit, për çka Barca u detyrua të ulet për të biseduar me futbollistin.
Barca e ka blinduar Ruizin duke i bërë kontratë profesionale ndërsa i ka bërë edhe klauzolë largimi prej 3.5 milionë eurosh.
Me kontratën e re, Ruiz ka marrë garancë se do të jetë edicionin e ardhshëm pjesë edhe e skuadrës së parë. /Indeksonline/