75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / OSH

E kërkoj PDK-ja, Kurti arrin në seancë ku pritet të votohet Kodi për martesat me gjini të njejtë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për votimin e Kodit Civil, ngjarje e veçantë për vendin.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se pa prezencën e kryeministrit, Albin Kurti dhe deklarimin e tij në seancë, PDK përmbahet nga votimi.

Pas këtij deklarimi, kryeministri Kurti është parë duke hyrë në seancë dhe ka zënë vend në ulësen e tij./IndeksOnline/