75 Mall Live Search
10:35 / E Martë, 19 Gusht 2025 / LB

E kërkon Tottenhami, Guardiola bllokon largimin e Savinhos

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, raportohet se e ka bllokuar largimin e talentit brazilian Savinho.

Sipas “talkSPORT”, përfaqësuesit e lojtarit ndodhen këtë javë në Angli për të zhvilluar bisedime me Tottenhamin, i cili dëshiron ta transferojë anësorin ofensiv.

Savinho është i hapur për një kalim në Londër, pasi beson se te “Spurs”-at do të kishte më shumë hapësira për lojë të rregullt këtë sezon.

Megjithatë, Guardiola nuk ka ndërmend të heqë dorë nga i riu, duke e konsideruar atë një element të rëndësishëm për skuadrën e tij për sezonin e ri të garave në Premier League që tashmë ka filluar.