75 Mall Live Search
22:55 / E Martë, 27 Qershor 2023 / C E

E kërkonte edhe Interi, por zyrtarizohet te Tottenhami

Tottenham njoftoi këtë të martë blerjen e Guglielmo Vicarios, portierit 26-vjeçar italian që ishte në pronësi të Empolit. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Suprs-at.

“Gardiani” francez me përvojë, Hugo Lloris, i cili është në fund të kontratës së tij me Spurs, kishte njoftuar më herët se do të kërkonte një destinacion të ri, kështu që klubi londinez ishte në kërkim të një portieri të ri me atributet e nevojshme për të zëvendësuar një lojtar të kalibrit të Lloris.

Vicario është formuar tek Udinese dhe gjatë karrierës së tij në Itali ka përfaqësuar skuadra të tillë si Empolit, SSD Ancona 1905, Fontanafredda, Venezia, Perugia dhe Cagliari.

Vicario kërkohej edhe nga Interi, por Tottenhami ishte i pakonkurrueshëm dhe e mbylli marrëveshjen për një pjesë fikse prej 20 milionë eurosh, plus 5 bonuse.