09:12 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

E kërkonte kartonin e verdhë, zbulohet momenti dyshues që lojtari i West Hamit po akuzohet për bast

Premier League dje gjatë ditës raportoi se lojtari i West Ham Unitedit, Lucas Paqueta është akuzuar për sjellje të pahijshme, pasi dyshohet në bast vënje në disa momente të këtij sezoni.

Mesfushori i Kombëtares së Brazilit akuzohet se u ndëshkua me karton të verdhë qëllimisht, në ndeshjet kundër: Leicester Cityt gjatë vitit 2022, ndaj Aston Villas gjatë vitit 2023, Leeds United gjatë vitit 2023 dhe ndaj Bournmouth gjatë viti 2023, shkruan Indeksonline

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet lojtari i “The Hammers” duke tentuar qëllimisht të ndëshkohet me kartonin e verdhë – dhe pikërisht ky rast është duke u shikuar si bast vënje.

Kujtojmë që një rast i dukurive të tilla ndodhi pikërisht gjatë këtij sezoni, ku lojtari i Newcastle United, Sandro Tonali u dënua me tetë muaj mos zhvillim të asnjë aktiviteti sportiv./Indeksonline/