16:22 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

E kërkonte qenin, e gjeti gruan me dy burra (Video)

Një medalist i artë olimpik i cili përdori një program për të gjetur qenin u kthye në shtëpi dhe gjeti gruan me dy burra, një shishe lubrifikant dhe një video kamerë, transmeton Indeksonline.

Klete Keller, 36 vjeç, u habit kur gjeti dy burra të çuditshëm në divanin e tij – të ngjyrosur me “lëngje trupi” – në orën 1 të mëngjesit me gruan dhe qenin e tij që nuk shihej askund.

Ajo po bënte dush dhe qeni, Jimbo, ishte mbyllur në një dhomë gjumi, ku ishte i tmerruar dhe i ulur në urinën e tij.

Por, gjërat u bënë edhe më qesharake kur e dashura përpiqej të shpjegonte, duke u thënë mediave lokale se çelësat e saj ishin të mbërthyer në makinë dhe burrat e kishin ndihmuar duke përdorur lube.

Keller, një notar i cili ka dalë në pension, gjeti skenën e çuditshme kur mbërriti në shtëpinë e tij në Kolorado Springs, Kolorado, në orët e hershme të së hënës.

Ai i tha Fox 21: “Ka qenë një shishe e hapur e lubrifikantit personal dhe një videokamera në tryezë, kështu që është shumë vetëshpjeguese se çfarë po ndodhte”./Indeksonline/.