75 Mall Live Search
12:09 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

E kërkonte Zvicra, arrestohet në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Zvicra, transmeton Indeksonline.

“Në Han të Elezit, të dielën në orën 19:26 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar/R/Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./Indeksonline/