E kërkuan 25 ekipe, Arsenali e bën për vete
Arsenali ka fituar garën për super talentin 17 vjeçar nga Brazili, Gabriel Martinelli.
Për talentin brazilian ishin të interesuara 25 skuadra, duke përfshirë Manchester Unitedin dhe Barcelonën, transmeton Indeksonline.
Sipas raportimeve në Brazil, Martinelli ka arritur marrëveshje verbale me klubin nga Londra.
17 vjeçari paraqitet për ekipin nga liga e katërt braziliane, Ituano. Gjatë këtij sezoni ai në 31 ndeshje shënoi 10 gola.
Trasnferimi i Martinellit ekipit londinez pritet t’i kushtojë 5 milionë funta./Indeksonline/