75 Mall Live Search
14:19 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

E kërkuan shumë skuadra të mëdha, meksikani zgjedhë Atletico Madridin

Klubi madrilen, Atletico Madrid po bënë ndryshime të mëdha për stinorin tjetër.
Hector Herrera mund të quhet një lojtar i Atletico Madridit.

Reprezentuesi meksikan që do të largohet nga Porto si futbollist i lirë, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Diego Simeones, e cila nuk do t’i paguajë portugezëve asnjë para për transferimin e tij.

Mediat në Spanjë raportojnë që në ditët në vijim do të vijë edhe zyrtarizimi që Herrera do të jetë lojtar i Atleticos.

Për 29-vjeçarin pati shprehur interesim të madh edhe Arsenali në Premier Ligë, por edhe në Serie A e donin Interi e Roma.