75 Mall Live Search
12:07 / E Diele, 24 Korrik 2022 / C E

E kërkuan skuadrat e mëdha italiane, talenti i Serie A përfundon në Premierligë

Gianluca Scamacca ka qenë lojtari më i kërkuar nga skuadrat e Serie A gjatë gjithë verës.

Por futbollisti italian ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Premierligë, shkruan Indeksonline.

CEO i Sassuolos, Carnevali ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me West Hamin për futbollistin.

Sipas marrëveshjes, klubi do të paguaj 36 milionë euro 6 milionë shtesa dhe një klauzolë shitje prej 10%.

Scamacca po konsiderohet si një futbollist me një të ardhme shumë premtuese pas paraqitjeve të mira me Sassuolon. /IndeksOnline/