75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 09 Janar 2026 / G T

E kërkuan të gjithë, Semenyos vendos edhe zyrtarisht për Manchester Cityn

Futbollisti i Kombëtares së Ganës, Antoine Semenyo është transferuar zyrtarisht te Manchester City.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin e Pep Guardiolas, shkruan Indeksonline

Sulmuesin e krahut e kërkuan shumë klube, sidomos ato të Premier League – por Manchester City del të jetë fituese dhe shifra e këtij transferimi është plotë 72 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Semenyo gjatë këtij sezoni me Bournemouthin zhvilloi 20 ndeshje, shënoi 10 gola dhe bëri 3 asiste.

Pikërisht këto statistika ranë në sytë e shumë skautëve./Indeksonline/