75 Mall Live Search
13:41 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / B O

E kishte kërkuar Mourinho, Roma prezanton sulmuesin e ri

Roma ka prezantuar blerjen e parë të këtij afati kalimtar.

Sulmuesi i Bodo/Glimt, Ola Solbakken, ka zbarkuar në Romë dhe këtë të mërkure është prezantuar tek klubi romak.

24-vjeçari i është bashkuar skuadrës së Jose Mourinhos si lojtar i lirë në janar pasi kontrata e tij me Bodon skadon më 31 dhjetor.

Për norvegjezin ishte mjaft i interesuar edhe Napoli, por thuhet që telefonat personale e Mourinhos me të ka bërë që sulmuesi t’iu bashkohet verdhekuqve. /IndeksOnline/