E kishte marrë malli për fushë të futbollit, Emir Sahiti mbrëmë luajti te Hamburger-i
Skuadra e Hamburger SV mbrëmë u eliminua nga Kupa e Gjermanisë nga Holstein Kiel.
Në këtë ndeshje minuta pati edhe për Emir Sahitin, shkruan Indeksonline
Sahiti luajti nga minuta e 64’të, dhe u rikthye në fushë pas një kohë shumë të gjatë.
Mesfushori kosovar nuk kishte probleme me lëndime, por ishte lënë jashtë skuadrës për gati tre muaj për shkak të disiplincës.
Ai u rikthye në fushë, por skuadra e tij u eliminua pas penalltive./Indeksonline/

