E kishte ndeshjen e fundit si trajner i Dortmundit, trajneri “çmendet” duke festuar fitoren

Skuadra e Borussia Dortmundit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Heidenheim në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga.
Kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin Mike Tullberg, shkruan Indeksonline
Tullberg pas përfundimit të ndeshjes filloi të vraponte nga gëzimi drejt tifozëve të ekipit gjerman.
39-vjeçari zëvendësoi Nuri Sahinin e shkarkuar, por tani do të largohet pasi vendin e tij do e zë trajneri kroat, Niko Kovac.
Mike Tullberg do të rikthehet në stolin e grupmoshave të reja te Dortmundi./Indeksonline/
Ladies and gentlemen, Mike Tullberg pic.twitter.com/GqgQiS0GZp
— Freakbob (@ZAHINborusse) February 1, 2025