10:13 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

E kishte premtuar, e realizon, Likaj lanson platformën digjitale “Zoom” që bën bashkë 365 mijë nxënës

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, kishte premtuar muaj më parë krijimin e një platforme online për të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar në Kosovë.

Platforma do të ndërlidhë nivelet e arsimit parauniversitar me shërbimet e Microsoft Office 365 dhe do të ofrojë mundësinë që 345.000 nxënës dhe të gjithë mësuesit në Kosovë të kenë adresën e tyre unike të postës elektronike për t’u lidhur në platformën digjitale shkollat.org.

“Platforma digjitale e të mësuarit shkollat.org #PasaportaetëMësuarit tashmë është realitet. Atë e promovuan në një ceremoni përmes platformës ZOOM bashkë me shefin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, përfaqësues të tjerë të kësaj organizate, të komunave, mësimdhënës e nxënës.

Kjo platformë implementohet nga MASHT-i, ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë në partneritet me Microsoftin dhe Universitetin e Kembrixhit. Nga sot, platforma do të ndërlidhë nivelet e arsimit parauniversitar me shërbimet e Microsoft Office 365 dhe do të ofrojë mundësinë që 345.000 nxënës dhe të gjithë mësuesit në Kosovë të kenë adresën e tyre unike të postës elektronike për t’u lidhur në platformën digjitale shkollat.org dhe të kenë çelësin e programit shkollor të digjitalizuar të Kosovë. Faleminderit UNICEF! Iu jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe që po i jepni arsimit vazhdimisht, sidomos tani në kohë të vështira të pandemisë”, shkruan Likaj në njoftim.