23:20 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / Gj. Sh

E kishte rival kryesor, por Nikki Haley thotë se do të votoi për Donald Trump në zgjedhje

Nikki Haley u largua para tre muajve nga fushata për të marrë besimin e republikanëve për të rivalizuar Biden në garën për president të SHBA-ve.

Ndërsa sot gjatë një fjalimi në Washingtkn bëri me dine se do të votojë për ish-presidentin Trump.

Ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara tha se ajo i jep përparësi një presidenti që do t’i kërkojë llogari armiqtë, do të sigurojë kufirin dhe do të mbështesë “kapitalizmin dhe lirinë”.

Ajo shtoi se ndërsa “Trump nuk ka qenë i përsosur në këto politika… Presidenti Biden ka qenë një katastrofë.”/IndeksOnline/