75 Mall Live Search
21:09 / E Diele, 06 Prill 2025 / G T

E kompletoi hat-trikun me supergol, Talisca me paraqitje fantastike në Superligën e Turqisë

Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore 4:1 ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.

Tri gola në këtë ndeshje i shënoi ish-lojtari i Al Nassr, tani i Fenerit, Talisca, shkruan Indeksonline

Për golin e tretë të Taliscas po flasin të gjithë. Ai e kompletoi hat-trikun duke shënuar me vollej.

Me këtë fitore, skuadra e Jose Mourinhos futet në garë për titull, pasi shkon në kuotën e 68 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri, Galatasaray (71)./Indeksonline/