09:04 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

E konfirmojnë nga Argjentina, Interi e ka seriozisht për Messin

Pas bombës së lëshuar nga Massimo Moratti për një tentativë të mundshme të Interit për të transferuar në Milano Lionel Messin e mohuar më pas nga vetë ish-presidenti zikaltër, nga Argjentina vinë lajme të reja rreth interesimit të Interit për 6-herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas TNT Sport klubi zikaltër po punon seriozisht për këtë operacion merkatoje dhe nuk bëhet fjalë për vetëm një ëndërr.

Lionel Messi ka marrë një ofertë edhe nga Newells Old Boys skuadra për të cilën bën tifo në Argjentinë e cila dëshiron ta rikthejë në vendlindjen e tij.

Një gazetar argjentinas i quajtur Castilla ka deklaruar se Interi po përpiqet shumë për të bindur Messin dhe fjalët e Morattit janë të vërteta.

Tratativa është gati, vendimi më pas do të jetë i Messit por Interi po punon sigurisht, ka nënvizuar gazetari argjentinas.

Mbetet për t’u parë nëse këto zëra do të konfirmohen por nuk do të ishte çudi që Suning t’i përgjigjej familjes Agnelli me një goditje në stilin Cristiano Ronaldo.

Për Interin të bindë Messin të zbarkojë në Serie A nuk do të jetë e lehtë megjithatë ku ka zë nuk është pa gjë dhe mundësitë që ylli argjentinas të vishet zikaltër ekzistojnë.