75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

E konfirmojnë nga LDK-ja: Kemi pranuar ofertë të re nga VV-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar një ofertë të re nga Vetëvendosje.

Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, i cili ka thënë se propozimi i djeshëm është shumë i ngjashëm me atë të takimit të fundit, por me disa ndryshime.

Sipas Mustafës ky propozim do të shqyrtohet shumë shpejt.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen shumë shpejt”, tha Mustafa.

Oferta e VV-së për LDK-në në takimin e fundit ishte që LDK-së t’i takojnë 6 ministri ndërsa Vetëvendosjes 4 ministri.