E konfirmojnë te Drita, kampionët afër futbollistit të MQV-së

Drita shumë shpejt mund të përforcohet me një futbollist cilësor nga Maqedonia e Veriut.
Kampionët e Kosovës janë në bisedime me mbrojtësin e djathtë, Vladica Brdarovski.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Ai ka thënë se për momentin janë duke biseduar me lojtarin, por derisa ende nuk ka diçka konkrete.
Bërdarovski aktualisht është pjesë e skuadrës së Vardarit derisa ka zhvilluar disa ndeshje edhe me Kombëtarën e MQV-së. /IndeksOnline/