22:58 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

E konfirmon Agim Bahtiri: Të premten i bashkohem LVV-së

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, të premten do ta braktisë AKR-në e Behgjet Pacollit, për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Bahtiri këtë e ka konfirmuar në një deklaratë për Indeksonline, duke thënë se këtë marrëveshje e ka arritur sot me Albin Kurtin.

“Është e vërtetë, të premten do t’i bashkohem Vetëvendosjes, këtë marrëveshje e kemi arrit sot me Albin Kurtin”, ka thënë Bahtiri.

Ai madje tha se këtij subjekti do t’i bashkohen me minimum 600 aktivistë të tjerë, të cilët kanë qenë në AKR.

Ndryshe, kujtojmë se Agim Bahtiri edhe kohë më parë ishte përfolur se ka dhënë dorëheqje nga AKR. Mirëpo këtë ai e kishte hedhur poshtë duke thënë se vazhdon të jetë pjesë e kësaj partie.