75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 31 Maj 2024 / Gj. Sh

E konfirmon agjenti, Lautaro Martinez arrin marrëveshje me Interin për zgjatjen e kontratës

Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me skuadrën e Interit për vazhdimin e kontratës.

Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i sulmuesit argjentinas, Camaño, shkruan IndeksOnline.

“Po, tani kemi arritur një marrëveshje në parim për kontratën e re të Lautaros. Marrëveshja e re nuk do të përfshijë asnjë klauzolë lirimi.”, ka deklaruar Camano.

Martinez pritet të nëshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2029, me pagë 9.5 milion euro në sezon, plus bonuset./IndeksOnline/