75 Mall Live Search
14:42 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E konfirmon Arianit Ahmeti: I kam nënshkrimet për t’u bërë kryetar i FFK-së

Arianit Ahmeti, i cili nga 1 janari i vitit 2017 e mban postin e zëvendësekratit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka konfirmuar kandidimin e tij për kryetar të FFK-së.

Sipas Ahmetit, Zyra Ligjore e Ministrisë së Sportit sot e ka dhënë sqarimin e saj se FFK-ja duhet të mbajë Kuvend Zgjedhor, sepse Kuvendi i vitit 2018, kur ishte zgjedhur Agim Ademi pasues i Fadil Vokrrit të ndjerë, kishte pasur shkelje.

Zyra Ligjore e MKRS-së e tha fjalën e vet kështu që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së duhet të mbahet. I takon sekretarit Eroll Salihu ta ftojë Kuvendin. Ai tashmë po bën shkelje sepse kësaj kryesie mandati i skadon më 15 janar, kurse Kuvendi Zgjedhor duhet të thirret dy muaj më herët”, deklaroi Ahmeti për Gazetën Express.

Unë nuk kam kërkuar nënshkrime. Çdo ditë kam shkuar i pari në punë, në FFK, dhe i fundit kam dal nga aty. Është një grup i delegatëve, i klubeve, që e kërkon kandidimin tim. Ata më kanë thënë se i kanë tubuar 41 nënshkrime nga 59 delegatë sa ka FFK-ja. Nëse Eroll Salihu nuk e fton Kuvendin e ftojnë vet delegatët. Kështu që meqë e kam marrë këtë përkrahje nga klubet, nga delegatët, është normale të kandidojë”, u shpreh Ahmeti. 

Por, në FFK thonë se mandati i Agim Ademit skadon në vitin 2022 dhe se mandati i tij njihet dhe përkrahet nga UEFA e FIFA.