E konfirmon “baba” i merkatos: Rrahmani këtë javë nënshkruan me Napolin

Thuajse e kryer! Amir Rrahmani dhe Napoli do të bashkohen në qershor, edhe pse akordi dhe firma pritet të vijnë brenda kësaj jave, kur mbrojtësi i Kosovës do të kryejë vizitat mjekësore.
Sipas Gianluca di Marzios, operacion thuajse 14 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Më pas, huazimi te skuadra e Veronës deri në fund të sezonit, me kërkesë të trajnerit Juriq, i cili ishte ai që e donte me çdo kusht shqiptarin, pasi e kishte parë te Dinamo-ja e Zagrebit personalisht.
Rrahmani pritet të firmosë një kontratë për pesë vjetët në vazhdim me një rrogë të trefishuar!
Ndeshjen e fundit, Verona-Genoa, edhe pse mori karton të verdhë pas 3 minutash, Rrahmani ishte i pakalueshëm, madje iu afrua edhe golit. /IndeksOnline/
